Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Cili është vendi i parë në Europë, që nis fushatën e vaksinimit ndaj koronavirusit

Britania e Madhe është duke u përgatitur për të marrë vaksinat e para të  Pfizer/Biotech deri më datë 7 dhjetor. Në muajin e fundit të këtij viti do të nisë edhe vaksinimi i popullatës, çka e bën Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që nis një fushatë të tillë.

Spitalet e Anglisë mund të marrin furnizimet e para të vaksinave Pfizer, deri të hënën, 7 dhjetor.

Miratimi i vaksinës pritet të jepet në javën e ardhshme.

Mediat raportojnë se spitalet janë duke u përgatitur për të vaksinuar stafin e tyre brenda dhjetë ditëve të ardhshme për shkak se mjekët dhe infemierët konsiderohen si grupet më të rrezikuara.

Sipas planit të qeverisë, fillimisht vetëm personeli mjekësor do të jetë ai që do të vaksinohet edhe pse më herët ishte njoftuar për fillimin e vaksinimit në azile.

Sipas “Guardian”, përbërja kimike e kësaj vaksine kërkon, siç pretendojnë ekspertët, një numër të kufizuar lëvizjesh.

Ata që jetojnë në njësitë e lartpërmendura ose mbi moshën 80 vjeç pritet të marrin vaksinën e Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca, e cila gjithashtu pritet të marrë autorizimin për përdorim në popullatë.

Postime të ngjashme

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Dafina Vidishiqi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Dafina Vidishiqi

Szijjarto: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Dafina Vidishiqi

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...