Agjencia Zhurnal.mk

Çiljeta motivon fansat: Jini të durueshëm, çfarë është shkruar për ju është shkruar nga më i madhi i shkrimtarëve

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, që do ta sjell së shpejti për fansat.

Ajo do të vijë kësaj here në një bashkëpunim me artisten e re Marsi, në një këngë të titulluar “M’ke harru”.

Çiljeta ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga xhirimet, në të cilat është shfaqur mjaft atraktive dhe me stil të veçantë.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Çiljeta duket e mbuluar, teksa edhe në fytyrë është zbukuruar me disa aksesorë të veçantë.

Si një besimtare e devotshme, këngëtarja shkroi në njërën prej fotografive një thënie motivuese për ndjekësit e saj.

“Jini të durueshëm…çfarë është shkruar për ju, është shkruar nga më i madhi i shkrimtarëve”, janë fjalët e Çiljetës përbri kësaj fotografie.

Mbetet të shihet se çfarë projekti të veçantë ka realizuar për fansat e saj këtë herë Çiljeta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!