Agjencia Zhurnal.mk

Cipras: Gruevski ishte person që asnjëherë nuk dëshironte të negocionoj

Athinë, 20 maj – Kryeministri grek, Aleksis Cipras në një intervistë për “Financial Times”, thotë se e ka sfiduar edhe ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski që të ulen në tavolinë dhe të merren vesh rreth kontestit për emrin, por që ky i fundit ka kundërshtuar çfarëdo lloj takimi, transmeton Zhurnal.

“Gruevski ishte person i cili asnjëherë nuk dëshironte të negocionon. E mbaj mend isha në Berlin dhe u takova me Merkel. Gjatë kohë biseduam për krizën financiare, borxhet, deficitet, memorandumet dhe politikën e jashtme. Dua ta zgjedhi këtë problem edhe me Gruevskin, i thash. Do ta sfidoj, duke kërkuar nga ai të ulet në tavolinë dhe do të di se do të akuzohet se nuk dëshiron zgjidhje nëse nuk e bën atë”, potencoi Cipras.

Me këtë bisedë Cipras ka dashur të dëshmon se ka qenë i përkushtuar për përparimin lidhur me këtë çështje në fillimin e mandatit të tij si kryeministër, edhe pse siç thotë ai, kjo do të ishte e vështirë kur bëhet fjalë për Gruevskin.

“Thash se mendimi im është i ndryshëm. Pikpamjet e mia janë se Greqia ka dobi vetëm nëse arrijmë të zgjidhim kontestet me fqinjët tanë. Greqia ka mjaftushëm dallime me fqinjët në lindje, nuk na duhen më shumë probleme edhe me fqinjët tanë verior, sidomos nëse vlersoj se këto vende që nuk janë kërcënim për Greqinë”, tha Cipras.

Sipas tij, Merkel nuk i ka besuar se është i gatshëm në këtë hap, por Cipras tha se e ka dëshmuar të kundërtën duke zgjidhur çështjen e emrit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...