Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Cipras: Jam krenar për marrëveshjen e Prespës, me të shpëtuam nga Turqia në kufirin verior

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Jam krenar që Greqia ka përmirësuar dinamikën e saj gjeopolitike gjatë pesë viteve të vështira që ishim në pushtet dhe lamë pas një marrëveshje shumë të rëndësishme, Marrëveshjen e Prespës, tha lideri i SYRIZA Aleksis Cipras në një intervistë për televizionin grek “Kontra”, duke shpjeguar se falë marrëveshjes, Turqia nuk është edhe në kufirin verior grek.

Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, duke folur për politikën e jashtme të vendit, ish-kryeministri grek gjithashtu iu referua edhe Marrëveshjes së Prespës, duke thënë se “disa që aktruan, edhe pse e dinin se ishte një marrëveshje pozitive, luftuan kundër saj deri në moment të fundit për shkak të qëllimeve politike”.

“Pse jam krenar? Sepse e di që vendi nuk e ka Turqinë në kufirin verior. Disa muaj më vonë, doli se Turqia ishte jo vetëm në lindje, por edhe në jug, në Libi. Do të ishte edhe në kufirin tonë verior, do të ishte edhe në vendin që sot është miqësore ndaj Greqisë, ndërsa Forcat e armatosura greke po monitorojnë hapësirën e saj ajrore, gjegjësisht Turqia do të ishte edhe në Maqedoninë e Veriut”, tha Cipras.

Në intervistën e mbrëmshme, ai përmendi tre memorandume që dalin nga Marrëveshja e Prespës, të cilat kanë pritur për gati shtatë muaj për t’u ratifikuar në Parlament, duke përsëritur qëndrimin e tij se çdo votë pozitive nga 158 deputetët e Demokracisë së Re do të ishte një ndjesë për qëndrimin e tyre derisa ishin në opozitë.

Në mes të shtatorit të vitit të kaluar, të tre memorandumet u dorëzuan në Parlamentin grek, duhet të kalojnë në Komisionin kompetent për punë të jashtme dhe më pas të ratifikohen në një seancë, ndërsa SYRIZA njoftoi disa muaj më parë se do të kërkojë votim publik duke i thirrur deputetët.

Një pjesë e mediave në Greqi kanë raportuar kohët e fundit se memorandumet mund të vihen në rendin e ditës në fund të prillit, ndërsa zëdhënësi i MPJ-së greke, Aleksandros Papajoanu në një konferencë shtypi të enjten, duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentes së MIA-s në Athinë tha se pjesa që i përket Ministrisë së Punëve të Jashtme ka përfunduar, gjegjësisht memorandumet janë dorëzuar, ndërsa tashmë kompetencën e ka Parlamenti grek.

Postime të ngjashme

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

Pendarovski: Pa integrim rajonal nuk mund të flasim për stabilitet rajonal

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...