Agjencia Zhurnal.mk

Cipras: Maqedonia e Veriut i përmbush kriteriumet për fillimin e negociatave aderuse me BE-në

Shkup, 24 qershor, zhurnal.mk – Prolongimi i negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut, ishin jo për shkak se Maqedonia e Veriut nuk i ka zbatuar reformat, por kryesisht për shkaqe procedurale, thotë kryeministri grek për kanalin e tretë të televizionit shtetëror grek, ERT3, transmeton Zhurnal.

Lidhur me përfundimet BE-së për vendin tonë, Cipras sqaron se ky vendim është nga pamundësia që parlamenti gjerman të jep leje “sepse mbyllet për pushimet verore dhe nuk mundej që kjo të ndodhë në samitin e pardjeshëm”.

“Klima, siç kuptova, është një percepcion i njëzëshëm, pozitat dhe qëndrimet e shefave të vendeve anëtare të BE-së siç edhe u potencua nga Këshilli Europës, se gjatë vitit 2019 dhe me shumë mundësi në tetor, do të fillon procesi aderues, sepse fqinji ynë i përmbush kriteriumet e nevojshme dhe reformat. E dini, fillimi i procesit aderues gjithësesi nuk do të thotë antarësim. Ka rrugë të gjatë, shumë reforma dhe shumë kapituj që të hapen”, tha Cipras.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...