Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Cipras: Micotakisi e përdori çmimin politik të Marrëveshjes së Prespës

Athinë, 27 janar – Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis arriti të përdorë çmimin politik të Marrëveshjes së Prespës dhe rolin protagonist të ish-kryeministrit Antonis Samaras në protestat me “helmeta antike” për t’u zgjedhur kryeministër, shkruan lideri i SIRIZA-s, Aleksis Cipras në kolumnën tij për portalin informativ “Njuz247”, përcjell Zhurnal.mk

“Por sot, është thirrur të menaxhojë me kontradiktën midis qëndrimit të tij të papërgjegjshëm kur ishte në opozitë dhe nevojës për t’i shërbyer interesave të vendit. Bashkimi i mëparshëm në pozicionet radikale dhe kuazi-patriotike të Samaras, sot e bëjnë kryeministër nën pengun e Samarasit, vlerëson Cipras.

Cipras shton se Micotakis edhe pse e respekton Marrëveshjen e Prespës, “të cilën dikur e quajti humbje kombëtare që tashmë është anuluar në ndërgjegjen e publikut” dhe po lufton për integrimin e vendit fqinj në BE, tani është i detyruar të “luajë në vonesë dhe ta shmangë votimin në Parlament për tre memorandumet për bashkëpunim që dalin nga marrëveshja”.

“Kështu e ekspozon vendin në nivel ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë i minon interesat tona kombëtare, sepse të tre Memorandumet janë në favorin tonë, shkruan Cipras dhe shton se pozicionet e tilla nuk japin pamje të qartë për qëllimet e Qeverisë në marrëdhëniet me Turqinë.

Pas pikëpamjeve te shprehura nga ish-kryeministri grek, Antonis Samaras në intervistën për “Katimerini”, Cipras në kolumnën e titulluar “Përgjegjësia kombëtare” shkruan për nevojën për të ekzistuar strategji kombëtare në marrëdhëniet greko-turke, për atë që është e dobishme në shkallë kombëtare, ndërsa si shembull e përmend Marrëveshjen e Prespës dhe vendimet e marra përderisa ishte Kryeministër, por gjithashtu zbulon detaje në lidhje me takimin me liderin e atëhershëm të opozitës, ndërsa tani kryeminister i Greqisë, Kirjakos Micotakis.

Kolumnën e filloi duke u kthyer në janar 2018 “kur filluan negociatat e mëdha dhe të vështira” për mosmarrëveshjen për emrin dhe kur pas kthimit nga Davos, kërkoi takim me liderët e partisë në atë kohë për t’i informuar për “takimin shumë orësh me Zoran Zaevin në të cilin u hap rruga për zgjidhjen e një ekuacioni të vështirë diplomatik “.

Ai shton se takimi zgjati shkurtë, ndërsa menjëherë pas kësaj filloi një cikël i gjatë që zgjati një vit i tërë, me, siç shkruan, momentet më të rëndësishme më 12 qershor 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës dhe 25 janar 2019 kur u ratifikua në Parlament, “edhe krahas presionit të pabesueshëm nga protestat, por edhe sulmeve dhe kërcënimeve, pavarësisht nga fakti se koalicioni qeverisës u largua nga partia më e vogël e koalicionit”.

Në lidhje me marrëdhëniet greko-turke dhe pikëpamjet e Samarasit mbi temën konkrete, Cipras shkruan se ish-kryeministri grek nga radhët e Demokracisë së Re “e kundërshton pozicionin e fortë kombëtar për kontaktet paraprake dhe padinë në Gjykatën Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë”, ndërsa vendi është “pa busull, pa strategji dhe pa vija të kuqe” në bisedimet me Turqinë.

Lideri i SIRIZA-s komentoi se “politika e jashtme e vendit është diçka shumë më e rëndësishme sesa intrigat dhe ekuilibri në lojën brenda-partisë së Demokracisë së Re” dhe shton se tani, më shumë se kurrë, është e nevojshme të përcaktohet një strategji kombëtare.

Thotë se Micotakis duhet të vendosë nëse do të bëjë atë që është “kombëtarisht e dobishme ose partiake e nevojshme”.

“Ulet në karrigen e kryeministrit në momente kritike kombëtare, si unë në 2015 dhe 2018. Do ta bëjë atë që është e dobishme kombëtarisht ose partiake e nevojshme”.? Unë edhe në të dy rrethanat kritike, unë me vetëdije e zgjodha të dobishmen kombëtarisht. Duhet edhe ai, madje edhe tani, ta bëjë të njëjtën gjë. Në të kundërtën, nuk do të përgjigjet para Samaras, por para historisë, shkruan Cipras në fund të kolumnës së tij për portalin informativ “Njuz247”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

ASH dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim të VMRO-DPMNE-së

Z H

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

Azeski apel të sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave drejt Selanikut

Z H

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Z H

Zaev do ta teston votëbesimin e Qeverisë në Kuvend

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...