Agjencia Zhurnal.mk

‘Cirku Fluturues’ zyrtarisht në konkurrencë në ”Santa Barbara International Film Festival”

‘Cirku Fluturues’ do të fillojë vitin e ri me premierë në Amerikën Veriore, në Santa Barbara të Kalifornisë.

Ky lajm u bë i ditur sot kur edhe u bë publik programi i festivalit që shënon edicionin e 35-të këtij vit.

“- Jam shumë i lumtur që po e fillojmë vitin 2020 me paraqitjen e filmit tonë për publikun amerikan, në Santa Barbara. Festivali Santa Barbara na ka ftuar në konkurrencë zyrtare, dhe kjo na bën shume të lumtur sepse konkurrenca ka qenë shumë e madhe. Nuk mund të ketë lajm më të mirë për ne se ky.” – u shpreh Fatos Berisha, regjisor i filmit.

‘Cirku Fluturues’ film i metrazhit të gjatë me skenar dhe regji të Fatos Berishës, me producente Vjosa Berishën, ka pasur premierën botërore në festivalin nderkombëtar ”Tallinn Black Nights” në Estoni në nëntor të viti që lamë pas, ku menjëherë pas tij mori edhe çmimin filmi më i mirë ndërkombëtar nga ‘Fabrique Du Cinema’ në Romë, ku kryetar i jurisë ishte fituesi i çmimit Oscar, skenaristi dhe regjisorit Paul Haggis.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Santa Barbara këtë vit do të nderojë me çmime personalitetet e njohura si Brad Pitt, Scarlett Johansson, Adam Driver dhe Laura Dern.

Filmi i metrazhit të gjatë ‘Cirku Fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Filmit Shqipëri dhe Agjencia e Filmit Maqedoni Veriore.

Në këtë film në rolet kryesore luajnë: Armend Smajli, Afrim Muçaj, Tristan Halilaj dhe Shpëtim Selmani, ndërsa në rolet dytësore Velibor Topiq, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, May Linda Kosumovic, Doresa Rexha, Rromir Zalla, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Esela Pysqyli dhe të tjerë.

Në linkun më poshtë mund të shikoni trailerin e Cirkut Fluturues./KultPlus.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...