Agjencia Zhurnal.mk

Citroën Traction Avant, vetura e Luftës së Dytë Botërore

Edhe pse tashmë antikitet, kjo veturë me siguri është makina më inovative gjerë tani. Traction Avant nuk i ka shpikur të gjitha teknologjitë që e bën aq të famshëm, por ishte kombinimi unik i amortizatorëve të pavarur në secilën rrotë, konstrukti i karrocerisë ku shasia është e lidhur me skeletin si dhe frenat hidraulike, që e bënë këtë makinë aq të mirë në atë kohë, shkruan Top Gear.

Po flasim për vitin 1934. Citroeni adoptoi të gjitha këto teknologji, dhe ishte për afro 25% më i lehtë se rivalët e asaj kohe. Kishte hapësirë brenda, ishte i ulët, i lehtë dhe zhdërvjellët.

Por Andre Citroën, një kumarxhi i përjetshëm, kishte investuar shumë për prodhimin e kësaj makine. Vetëm tetë muaj pasi që Traction Avant nisi prodhimin më 19 prill të vitit 1934, kompania bankrotoi dhe ra në duart e Michelinit. Vet Andre Citroën vdiq pas disa muajve, saktësisht një vit pas paraqitjes së parë të Traction Avant, transmeton KOHA.

Vetura u bë e famshme por mori status famëkeq gjatë luftës kur u përdor shumë edhe nga Rezistenca Franceze por edhe nga Gestapo, dhe grupi kriminel nga Parisi e përdori Traction Avant aq shumë, sa që u quajt ‘Banda e Tractions Avants’.

Edhe sot, Traction Avant është një veturë shumë e mirë për t’u vozitur. Ishte revolucionar kur u prodhua dhe ka pasur ndikim në dizajnin e veturave të cilat i shohim edhe sot. Traction Avant i kishte këto para 84 viteve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!