City vetëm barazim me Crystal Palace

nga Xh M

Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në një përballje dramatike kundër Crystal Palace, që ka përfunduar 2-2 në stadiumin “Selhurst Park” të shtunën në kuadër të Javës së pesëmbëdhjetë në Premier League.

Pas fitores 3-0 ndaj Nottingham Forest në mesjavë, e cila i dha fund një serie prej shtatë ndeshjesh pa fitore, City ka hyrë në fushë me moral të lartë, por entuziazmi i “Qytetarëve” është zbehur shpejt nga një gol i shpejtë i Munoz në minutën e katërt, pas një pasimi të saktë nga Hughes.

City nuk është dorëzuar dhe, në minutën e tridhjetë, Haaland ka barazuar shifrat me një goditje precize me kokë pas një asistimi nga Nunes.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Fillimi i pjesës së dytë ka sjellë një tjetër tronditje për ekipin e Pep Guardiolës. Lacroix ka shënuar me kokë pas një goditje këndi të Hughes, duke u dhënë sërish avantazhin vendasve. Megjithatë, City ka reaguar sërish me Rico Lewis, i cili ka realizuar nga distanca pas asistimit të Silva.

Në minutën e tetëdhjetë e katërt, City ka mbetur me një lojtar më pak, pasi Lewis ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është përjashtuar nga loja. Edhe pse të reduktuar në numër, “Qytetarët” e kanë mbrojtur barazimin deri në fund.

Pas kësaj ndeshje, Manchester City gjendet në vendin e katërt në renditje, ndërsa Liverpool vazhdon të kryesojë tabelën e Premier League.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More