Civil: Partitë politike para kohe e filluan fushatën parazgjedhore

Shkup, 21 shtator – Qendra e monitorimit të CIVIL Media, konfirmoi se po zhvillohet fushatë e parakohshme zgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor. Sipas tyre, temat më të shpeshta në këto fushata janë të përgjithshme, e jo lokale. Kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, në konferencë për shtyp theksoi se fushata zgjedhore zgjatë një kohë të gjatë dhe në të marrin pjesë tekstualisht të gjitha partitë politike dhe listat dhe kandidatët e pavarur.

“Në parim pjesëmarrësit në fushata zgjedhore kryesisht e respektojnë ndalesën ligjor për promovimin e programeve në fushata, por nga ana tjetër shihet një fushatë e jashtëzakonshme dinamike e momenteve dhe shumë agresive. Duhet të konstatojmë si organizatë se shënohet fushatë në të cilën pjesa e madhe e pjesëmarrësve në garën për pushtet në nivel lokal merren me tema të përgjithshme, kombëtare, në vend që të flasin për nevoja lokale, sfida dhe plane”, deklaroi Deralla.

Në periudhën nga 15 gushti deri më 20 shtator sipas të dhënave të ekipit të monitorimit të CIVIL-it janë shënuar afër 1.000 raste të gjuhës së urrejtjes në kontekst zgjedhor në rrjetet sociale si Fejsbuk dhe Tuiter. Gjithashtu, gjuhë të urrejtjes sipas CIVIL-it është shënuar edhe tek të a.q. influencerët dhe personalitetet publike. 

Related posts

Mehmedoviq: Do të dalim nga kriza shëndetësore me imunitet kolektiv

D V

Zbulohet ilaçi kundër koronavirusit , në Angli nis përdorimi

D V

“Rinia na shkoi”, banorët e Hasanbegut presin jetë më të mirë pas zgjedhjeve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More