Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Çkatroski: Zaev po punon me inercion ndaj problemeve me Bullgarinë

Shkup, 2 mars – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Zoran Zaev së fundmi ka rralluar dhe madje nuk po udhëton fare për takime zyrtare jashtë vendit. Arsyeja nuk mund të përcaktohet me është e dukshme që shteti po përballet me shumë probleme, sikur brenda, ashtu edhe jashtë vendit, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut është në prag të regjistrimit, ku edhe këtu Bullgaria gjeti mangësi e po “e kërcënon” vendin me masa nëse nuk përfshihen dhe bullgarët në grafën etnike.

Probleme tjera ka gjithashtu në vendin tonë, sikur politike, ashtu edhe ekonomike. E kështu kryeministri Zaev nuk gjenë kohë për të thelluar bashkëpunimet me vendet tjera.

Për mungesën e udhëtimeve të Zaev me faktorin ndërkombëtar, analisti politik Dame Çkatroski shprehet se ndoshta kjo është mënyrë psikologjike e frustrimit ndaj BE-së.

Ai thotë se nuk është dashur të presim që të mos ketë probleme me Bullgarinë.

“Mënyra psikologjike e frustrimit ndaj dhe me BE-në.
Mund të vë bast se kështu është.

Është për shkak të tij dhe rrethinës së tij, besimeve të ndërtuara 1 vit më parë se nuk do të ketë problem me Bullgarinë. Edhe pse të gjithë paralajmëruam të mos bëjmë iluzione të tilla”, shprehet Çkatroski në një deklaratë për Zhurnal.

Çkatroski thotë se faktet edhe më tej ngelen se ka shumë zhgënjim për mos arritjen e anëtarësimit në BE.

Sipas Çkatroskit, kryeministri Zaev po punon me inercion ndaj problemeve me Bullgarinë, dhe strategjia e tij nuk funksionon mirë.

“Në përgjithësi, për shkak të krizës Covid 19, takimet janë shumë pak jashtë vetë BE-së ose politikanëve të BE-së me të tjerët jashtë BE-së.

Por faktet mbeten – Zhgënjim me shumë optimizëm dhe do të thosha vlerësime të këqija. Nëse vlerësimet do të ishin të mira dhe nuk do të kishte kaq shumë optimizëm.

Gjëja më e keqe është se Zoran Zaev nuk ka ndërtuar një strategji shtesë por punon me inerci ndaj problemeve me Bullgarinë. Është herët për çdo gjë. Ka kohë dhe ka por nuk ka kohë”, ka deklaruar Çkatroski.

Ndryshe Zaev gjithashtu ka probleme edhe me shumicën parlamentare në Kuvend, ku po e braktisin disa parti politike dhe po punojnë të pavarur.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...