Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Clark: Jemi krenarë me ato që ka arritur populli i Kosovës, me ndihmën e Amerikës

Zhurnal Ads

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me atë që ka arritur Kosova.

”Ne jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës, me ndihmën e Amerikës. Marrëdhëniet tona mbesin të forta dhe tani sfidë për Kosovën është ndërtimi i një shteti të fortë ekonomikisht dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë”, ka thënë z. Clark, në një tryezë për të ardhmen e Kosovës, e cila është udhëhequr nga Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së, Eliot Engel.

Z. Clark, i cili ishte në krye të komandës së Aleancës Veri-Atlantike në kohën e bombardimeve ndaj ish-Jugosllavisë, ka kujtuar historinë e vendimit dhe të operacioneve të NATO-s.

“Lufta është gjë e tmerrshme, kur vrasjet nisën në Kosovë ka qenë vështirë të ndalen dhe përdorimi i forcës është gjithmonë mundësia e fundit. Tri herë shkova ta takojë Millosheviqin, ai thjeshtë nuk donte të bindej me mjete diplomatike. Ai më tha ne e dimë si të merremi me kosovarët- i thashë si: ai tha “do t’i vrasim të gjithë”. Aty e kuptova se në çfarë telashesh ishim me të. Ndërhynë edhe rusët, Serbia dërgoi trupat dhe përpjekjet diplomatike prapë nuk u ndalën. Pasi nuk u bind Millosheviqi ishte vendimi më i vështirë që Ollbright dhe Clinton e morrën, për ta përdorë forcën kundër Millosheviqit dhe kështu vepruam. Intesifikuam sulmet dhe të njëjtën kohë vazhduan përpjekjet diplomatik për zgjidhjen e problemit, derisa përfundimisht kjo ndodhi“, ka thënë ai.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

UNDP me katër shtete evropiane ndihmon Kosovën me 12 mijë teste për COVID-19

admin

Kryeministri Hoti e uron kryeministrin Rama: Dita e Flamurit – 28 Nëntori është ditë e secilit shqiptar

S.B.

Shqipëri-Kosovë, shtyhet për në 2 tetor mbledhja e përbashkët e dy qeverive

admin

I dehur rrah gruan, djalin dhe vajzën- arrestohet i dyshuari nga Podujeva

S.B.

Që nga janari, 840 kosovarë kërkuan ndihmë për shërim jashtë vendit

S.B.

Pulmologu kosovar: COVID-19 po i rrezikon edhe moshat e reja

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...