Çmenden ushtarakët serbë, pas hapjes së konkursit për 850 pjesëtarë të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, para pak ditësh ka bërë të ditur se së shpejti Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohen edhe 850 rekrutë a pjesëtarë të rinj me anë të konkursit.

 

Ky konkurs pritet të jetë më i madhi që është shpallur ndonjëherë në Kosovë.

“Për proceset e kaluara kam dëgjuar se ka pasur ankesa, ka pasur dyshime për proceset e rekrutimeve. Unë u them të gjithë të rinjve e të rejave se nën udhëheqjen time do të ketë proces rekrutimi të drejtë, të barabartë, strikt e profesional. Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin më të madh ndonjëherë në Kosovë. Rreth 850 rekrutë të rinj do të pranohen në FSK, procesi do të monitorohet nga ‘Kallxo.com’ e edhe do të incizohet çdo gjë me kamera. Bordi do të jetë profesional e i paanshëm, për të përzgjedhur më të mirët”, ka thënë Mehaj.

Ata kanë folur me Mitar Kovaq, gjeneralmajor në pension, i cili thotë se ky rekrutim është lajmërim për vazhdimin e ngritjes së FKS-së me ndihmën e paktit të NATO-s.

“Qëllimi i tyre është që pas krizës së fundit në Bërnjak dhe Jarinjë, ku u bë një lloj demonstrimi i forcës së tyre, tani të japin një përgjigje për qëllimet e tyre në të ardhmen. Tashmë po thuhet se ushtria e ardhshme e Kosovës do të përbëhej nga tri regjimente. Në të njëjtën kohë, në organizimin e këtyre forcave, me rritjen e numrit të rekrutëve dhe trajnimin e stafit më të ri, vëmendje e veçantë po i kushtohet blerjes së sistemeve të përshtatshme ushtarake”, ka thënë Kovaqi, që është edhe profesor i mbrojtjes.

Në anën tjetër, eksperti dhe analisti ushtarak Aleksader Radiq e ka parë këtë lëvizje si pjesë të planit 10-vjeçar për të forcuar FSK-në dhe se çdo lëvizje është e planifikuar mirë paraprakisht, transmetron Bota Sot.

“Fatkeqësisht, mesazhi i këtij veprimi në kuptimin politik bazohet në injorimin e faktit që ekziston Serbia. Ata nuk e bëjnë këtë si një provokim të përditshëm politik, por po ndërtojnë sistemin e tyre dhe injorojnë çdo kritikë që vjen nga Beogradi. Duam ta pranojmë ose jo, Prishtina po punon në zhvillimin e forcave të saj ushtarake në Kosovë”, ka thënë Radiqi, i cili thotë se ushtria e Kosovës s’mund të rritet shumë, pasi nuk ka ekonomi të fortë mbrapa.

Related posts

14,249 raste aktive me coronavirus

D V

​Nga sot hyrja në lokale vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

D V

Mbetjet mortore të gjetura në Kizhevak javën tjetër vijnë në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More