Kronika Shqipëri

Çmendet pronari i një çerdheje në Durrës, dhunon fëmijën 2-vjeç, i hedh nënës një 50 mijë leksh që të mos e denonconte në Polici

Zhurnal Ads

Një person është proceduar penalisht nga ana e Policisë në Durrës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmijë.

Shtetasi G.D, 61 vjeç, banues në Durrës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmije 2 vjeç në ambientet e një çerdheje private ku edhe ai punonte, dhe njëherësh ishte pronar i saj.

Mësohet se 61-vjeçari, si të mos mjaftohej me veprimin që kishte kryer, i kishte hedhur nënës së vajzës një 50 mijë leksh të vjetër, duke i kërkuar që mos ta denonconte rastin në polici, kur kjo e fundit kishte shkuar të merrte mjetet dhe çantën e fëmijës.

Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, por ajo që bën habi është fakti se Policia është mjaftuar vetëm me një procedim për rastin.

Postime të ngjashme

Kryemadhi ngatërrohet me numrat e deputetëve

admin

Dy shkupjanë lëndohen rrëndë në një aksident në rrugën Prilep – Makedonski Brod

admin

Ndjekje si në filma, arrestohet Mitrovicasi pasi ikë nga Policia

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...