Agjencia Zhurnal.mk

Çmenduritë që bëjnë njerëzit në botë për bukurinë

Njerëzit kudo në botë kanë mënyra të ndryshme për t’u kujdesur për mendjen, trupin dhe shpirtin. Disa nga këto mënyra janë të zakonshme dhe i kemi dëgjuar edhe më parë, mirëpo ka edhe nga ato që mbase na kanë shpëtuar dhe nuk i dimë ende. Bright Side ka seleksionuar disa nga këto“çmenduri” që njerëzit bëjnë për bukurinë që me siguri nuk ju kanë shkuar në mendje.

Masazh fytyre me kërminj

Në Tajlandë, ky masazh ka fituar një popullaritet të madh, mirëpo trajtime të tilla me kërmijtë datojnë në Greqinë e lashtë.

Trajtimet me delfinë

Shumë kafshë të ndryshme janë përdorur për trajtime të ndryshme. Në Peru, noti me delfinë ju shërben njerëzve që të bëhen më të aftë në fjalime publike dhe gjithashtu i shërben profesionit. Gratë shtatzëna e perdorin këtë trajtim. Delfinët thuhet se e shtyjnë barkun e gruasë të lëshojë një tingull të frekuencës së lartë që të stimulojë trurin e foshnjes.

Masazhe me gjarpërinjë

Në Izrael, rreth një gjysmë ore mund të përfitoni një masazh me gjarpërinjë. Ata lëvizin në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe fytyrën. Gjarpërinjtë mbikqyren gjatë trajtimit dhe klientët kanë pohuar se ata i ndihmojnë me migrenën dhe muskujt e lënduar.

SPA me birrë në Europë

Një dush i ngrohtë mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve, por njerëzit kanë gjetur alternativa të ndryshme. Në Gjermani, Austri dhe Çeki, shumë hotele u ofrojnë njerëzve të zhyten në birrë. Trajtimi mund të ndihmojë me problemet e lëkurës dhe stresin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...