CMG : Ekonomia funksionon sipas ligjeve te veta

nga V.E.

Presidenti amerikan Joe Biden firmosi të mërkurën një urdhër administrativ për krijimin e mekanizimit të shqyrtimit të investimeve jashtë vendit, për të kufizuar investimet amerikane në Kinë në fusha si gjysmëpërçuesit, mikroelektronika, teknologjia e informacionit kuantik dhe inteligjenca artificiale. Sipas njoftimit të medias amerikane, ky urdhër do të hyjë në fuqi rreth një vit më vonë dhe administrata e Biden-it do të marrë mendimet e publikut gjatë kësaj periudhe. Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), vetë ky urdhër është një sinjal negativ, që tregon se ShBA-ja, nën pretekstin e të ashtuquajturit “çrrezikim”, po bën “shkëputje”, duke i sjellë botes shqetesim.

Qarqet amerikane të biznesit reaguan menjëherë. Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve e ShBA-së deklaroi se do të japë mendimin e vet, me shpresën që vendimi përfundimtar do të lejojë hyrjen e kompanive amerikane të mikroçipave në “tregjet kryesore globale, duke përshirë Kinën”.
Pak kohë më parë, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Fitch” e uli kategorinë e kreditimit sovran të ShBA-së, duke shprehur shqetësim për ekonominë amerikane. Ndërsa këtë herë, nëse merren masat e kufizimit të investimeve në Kinë, kjo do të pengojë zhvillimin e ekonomisë amerikane, , vijon komenti i CMG-së.


Nga perspektiva e investitorëve amerikanë, kjo masë do t’i ndajë ata nga Kina, një vend që është tashmë “burim i risive”. Në të kaluarën, institucionet private aksionere dhe investitorët e kapitalit me rrezik ndanin përfitimet e zhvillimit dhe të risive të Kinës. Të dhënat statistikore tregojnë se një e treta e ndërmarrjeve kineze që siguruan kapital me rrezik, e bënë këtë nga investitorë amerikanë. Analistët vënë në dukje se, nëse investimet amerikane tërhiqen, zbrazëtia do të mbushet me investime nga vendet e tjera.

Përveç kësaj, nëse ShBA-ja zbaton këtë urdhër, kjo gjë do të sillte çrregullime në zinxhirët globalë industrialë e furnizues, duke dëmtuar edhe vetë ShBA-në. Një shembull tipik është sektori i mikroçipave, i cili ka një nivel të lartë globalizimi dhe kërkon bashkëpunimin e vendeve të ndryshme. Sipas të dhënave statistikore, për prodhimin e disa mikroçipave të përparuar kërkohen mbi 1000 procedura dhe mbi 70 bashkëpunime ndërkufitare. Veprimi i palës amerikane është kundër ligjeve të tregut. Jo vetëm kaq, por Kina është edhe tregu më i madh global i mikroçipave dhe kompanitë amerikane do të pësojnë humbje pas largimit prej saj. Kjo është arsyeja pse në korrik, menaxherë të lartë të kompanive amerikane, si “Intel”, “Qualcomm”, NVIDIA etj., gjatë takimit me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, shprehën njëzëri kundërshtimin për kufizimin e eksportit të mikroçipave ndaj Kinës.

“Ekonomia funksionon sipas ligjeve të veta e jo sipas urdhrave politikë. Vjet, kur investimet e huaja të drejtpërdrejta u ulën 12 % në përmasë globale, në Kinë u rritën 5 %, gjë që dëshmon plotësisht forcën tërheqëse të saj”, e mbyll komentin e vet CMG-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More