Agjencia Zhurnal.mk
Bota

CMG-ja: A mund ta riparojë Biden çarjen transatlantike?

“Marrëdhëniet e Partneritetit Transatlantik po mbahen në jetë me aparatura.” Ky është vlerësimi i medieve europiane për marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Europës në 4 vitet e fundit. Tani me ardhjen në fuqi të administratës Biden, a do riparohet çarja transatlantike?

Megjithëse presidenti i ShBA-së Joe Biden ka ritheksuar disa herë se do të përmirësojë marrëdhëniet me Europën, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se qeveria amerikane vendosi të ndalojë bashkëpunimin për gazsjellësin Nord Stream 2. Fjalët e tij shkaktuan pakënaqësinë e Europës. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se mos mendojmë se marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Europës do të jenë në harmoni nesër. Ajo tha gjithashtu se nuk do të arrihet unanimitet për të gjitha gjërat dhe nuk do të hiqet dorë nga projekti i gazsjellësit Nord Stream 2.

Mosmarrëveshja mes dy palëve nuk është vetëm për projektin e gazsjellësit Nord Stream 2. Ditët e fundit, kompania Pfizer ka shtyrë kohën e dorëzimit të vaksinës, gjë që shkaktoi shqetësim për shumë vende të BE-së. Megjithëse kompania Pfizer tha se vonesa ka ndodhur për shkak të linjës së prodhimit, analistët janë të mendimit se Pfizer e ka vonuar furnizimin e vaksinave në Evropë sepse i dha përparësi vaksinimit në Shtetet e Bashkuara.

Nga pikëpamja e jashtme duket se problemet e vjetra nuk do të zhduken. Pavarësisht nëse janë subvencion në fushën e aviacionit, taksa digjitale apo Nord Stream 2, ShBA-ja dhe Evropa nuk do t’i arrijnë lehtë ujditë. Pa folur për presionet e brendshme me të cilat po përballen udhëheqësit e ShBA-së dhe të Europës.

Nga ana tjetër, nga një gjendje e tanishme ndërkombëtare, fokusi i strategjisë së jashtme të ShBA-së është zhvendosur në Indo-Paqësor dhe shtimi i investimeve të saj ekonomike dhe ushtarake në Evropë nuk përkon me drejtimin e saj të tanishëm strategjik. Prandaj, për çështje të tilla si shpenzimet ushtarake të NATO-s, ShBA-ja nuk mund të përgjigjet menjëherë.

Njëkohësisht, opinioni publik i përmirësimit të marrëdhieve amerikano-europiane po ashtu nuk është i qëndrueshëm. Një sondazh i kohëve të fundit nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë tregon se shumica e europianëve nuk besojnë më te ShBA-ja si më parë.

Në komentin e CMG-së thuhet se mosmarrëveshjet midis ShBA-së dhe Europës janë: Uashingtoni shpreson të ndërtojë një front të bashkuar të udhëhequr nga ShBA-ja dhe të ketë vartëse Evropën në mënyrë që të konsolidojë hegjemoninë e ShBA-së; ndërsa Evropa shpreson të forcojë pavarësinë e saj strategjike duke forcuar aleancën me ShBA-në. Përmirësimi i çarjes së partneritetit transatlantik nuk është i lehtë.

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...