CMG-ja: Britania duhet të konsiderojë kërkesat e palëve për kthimin e relikteve të grabitura

nga V.E.

Në Londër ndodhet një muze i famshëm, Muzeu Britanik. Ndër mbi 8 milionë veprat e koleksionuara këtu, shumica janë nga vendet e tjera. Prej vitesh, shumë vende i kanë kërkuar Britanisë të kthejë reliktet e grabitura. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nisi të dielën një vizitë në Britani dhe në një intervistë për BBC-në, ai tha që Greqia i kërkon Muzeut Britanik të kthejë skulpturat prej mermeri të marra nga Partenoni.  “Nuk ka diskutime mbi pronësinë e këtyre relikteve. Ato janë greke dhe janë vjedhur”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbi 200 vjet më parë, diplomati britanik Thomas Bruce, Lordi i Elginit, hoqi skulptura të shumta nga Partenoni dhe Akropoli i Athinës, duke i dërguar ato në Britani. Më pas, qeveria britanike i bleu këto skulptura dhe i ekspozoi në Muzeun Britanik. Kështu, këto gjëra të çmuara greke janë bërë “thesari i muzeut” në Londër. Për një kohë të gjatë, Greqia ka bërë thirrje për kthimin e këtyre skulpturave, por ato janë refuzuar.

Sipas statistikave jo të plota nga UNESCO-ja, ka së paku 1 milion e 640 mijë relikte kineze jashtë vendit, ndër të cilat 23 mijë ndodhen në Muzeun Britanik, që është një nga muzetë që zotërojnë më shumë relikte të humbura kineze. Nga veprat e bronzta e enët prej porcelani deri te sendet prej ari e nefriti, reliktet kineze në këtë muze pothuajse mbulojnë të gjitha kategoritë artistike dhe tërë historinë kineze. Ndër “10 thesaret kryesore të muzeut”, tre janë nga Kina: piktura e dinastisë Tang “Këshillat e instruktores ndaj zonjave të oborrit”, muralet nga Dunhuang-u dhe “Vazot e Davidit” të dinastisë Yuan. Në këto relikte është shënuar se janë me burim “të ligjshëm”, por faktikisht ato janë marrë me luftëra, vjedhje dhe blerje jozyrtare, shumë prej të cilave janë bërë në periudhën nga Lufta e Opiumit deri në formimin e Republikës Popullore të Kinës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për të rimarrë këto relikte, shumë vende, si Kina, kanë bërë përpjekje të palodhshme. Por Britania i ka refuzuar me pretekstin e “sigurisë së relikteve”. Në vitin 1963, Parlamenti Britanik rishikoi ligjin e Muzeut Britanik, dhe ligjëroi ndalimin e kthimit të këtyre relikteve.

Në gusht 2023, afro 2 mijë vepra të këtij muzeu kanë humbur dhe madje disa prej tyre janë vënë për shitje në internet. Kjo ka shkaktuar krizë besimi dhe po dyshohet te aftësia e garantimit të sigurisë së relikteve. Shumë vende, duke  përfshirë edhe Kinën, kanë bërë sërish thirrje për kthimin e relikteve.

Reliktet janë një vazhdim dhe trashëgimi të kulturës së një vendi e një kombi dhe mbartin emocione historike dhe kujtime kulturore. Prej shumë kohësh, vende të shumta kanë bërë pa pushim kërkesa për kthimin e këtyre sendeve të grabitura. Synimi është që të mbrohet kultura e këtyre vendeve dhe kombeve dhe, në thelb, është një pjesë e lëvizjes ndërkombëtare kundër kolonializimit. (Jiang Lei)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More