CMG-ja: Kina vijon të nxitë rigjallërimin e ekonomisë globale

“Të dhënat ekonomike të publikuara ditët e fundit tregojnë se, pavarësisht ndikimeve negative të sjella nga përhapja e koronavirusit të ri, Kina vijon rolin e saj si nxitëse e rigjallërimit të ekonomisë globale”, shkruhet në një koment të publikuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

 

Sipas komentit, megjithëse në korrik, për shkak të faktorëve të pasigurt, përmbytjeve dhe rasteve të reja të infektimeve në vendin, rritja e treguesve kryesorë të ekonomisë kineze u ngadalësua, treguesit kryesorë ende janë brenda një sfere të arsyeshme në përgjithësi, gjë që tregon se Kina do të vazhdojë të jetë stabilizuese e rimëkëmbjes ekonomike botërore.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, në shtatë muajt e parë, përdorimi real i investimeve të huaja nga Kina ka arritur në 672 miliardë juanë, 25.5% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ose para shpërthimit të epidemisë.  Në të njëjtën kohë, investimet e drejtpërdrejta jofinanciare kineze në vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” i kaluan 11.2 miliardë dollarët amerikanë, me një rritje 9.9%.
Fabrikat kineze po mbushin hendekun midis kërkesës e ofertës, duke ndihmuar në stabilizimin e zinxhirëve globalë të furnizimit. Nga janari deri në korrik, vëllimet e import-eksport, importit dhe eksportit u shtuan përkatësisht 24.5%, 24.5% dhe 24.4%, duke njohur rritjen më të shpejtë në dhjetë vjetët e fundit. Ndërsa shkëmbimet ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe ekonomive kryesore botërore, si ShBA-ja, BE-ja e Japonia, si edhe tregjeve të reja kryesore, si ASEAN-i, Amerika Latine, Afrika etj., kanë pasur përkatësisht rritje mbi 20%.

Në komentin e CMG-së vihet në dukje se vlera e kontributeve të Kinës ndaj ekonomisë botërore nuk është vetëm për momentin, por për një periudhë afatgjatë.  Zyrtarët kinezë publikuan  të dhënat ekonomike kombëtare të gushtit.

Në gusht, vlera e shtuar e industrisë prodhuese të teknologjisë së lartë të Kinës u rrit me 18.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe norma e rritjes ishte shumë më e lartë se rritja prej 5.3% e vlerës së shtuar të ndërmarrjeve industriale mbi përmasën e përcaktuar.

Nga janari deri në gusht, importet dhe eksportet e Kinës në vendet përgjatë nismës”Një brez, një rrugë” u rritën me 24.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Ekonomia kineze ka ruajtur një prirje të qëndrueshme dhe ka aftësinë për të vazhduar të kontribuojë në rimëkëmbjen e ekonomisë globale. “BlackRock”, një nga grupet më të mëdha të menaxhimit të aseteve në botë, publikoi kohët e fundit “Parashikimin e investimeve globale të mesit të vitit 2021” ku thuhet se, në krahasim me vendet e tjera të botës, ekonomia e Kinës ka performuar fuqishëm ndaj ndikimit të epidemisë së pneumonisë së koronavirusit të ri dhe është bërë një “shtyllë unike” për rritjen e ekonomisë globale.

Related posts

Rexhepi: Miratohet ligji për ndërtimet pa leje

D V

Gastronomët të shqetësuar me kufizimet e fundit, ankohen se nuk kanë marrë mbështetje nga shteti

D V

Banka Qendrore do t’i ndërmarrë të gjitha masat që të mbahet stabiliteti i çmimeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More