Agjencia Zhurnal.mk
Bota

CMG-ja: Për lirinë e shprehjes duhen shmangur standardet e dyfishta

Ditët e fundit, dy parti opozitare suedeze, Partia Kristiandemokrate dhe Partia Demokratike, kërkuan të dëbohet ambasadori i Kinës në Suedi, Gui Congyzou, por kjo nuk u pranua nga ministrja e Jashtme e këtij vendi Ann Linde. Kryediplomatja suedeze tha më 11 prill se Suedia nuk do të shprehë qëndrim politik nëpërmjet dëbimit të ambasadorit. Ajo theksoi se Suedia shpreson të ruajë kanalin e dialogut dhe se, sa më shumë kanale shkëmbimesh të ruhen, aq më lirshëm mund të vazhdojë dialogu midis të dyja vendeve. Ndërkohë, zëdhënësi i ambasadës së Kinës në Suedi u përgjigj: “Mbajmë qëndrim të hapur për dialog, shkëmbime dhe kontakte me çdokënd në Suedi që ka pikëpamje dhe mendime të ndryshme. Konsensusi dhe bashkëpunimi midis dy vendeve janë më të rëndësishme se mosmarrëveshjet.

Rreth problemeve të Hong-Kongut dhe të Xinjiang-ut, disa medie suedeze botuan shumë njoftime të cilat shtrembërojnë njohjen prej shoqërisë suedeze të Kinës dhe kanë dëmtuar marrëdhëniet kino-suedeze. Lidhur me këtë, ambasada e Kinës në Suedi zhvilloi me iniciativë shkëmbime me mediet suedeze, duke sqaruar faktet e të vërtetën dhe duke shprehur shpresën që mediet përkatëse të raportojnë objektivisht dhe në mënyrë të gjithanshme gjendjen reale të Kinës dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të gabuara . Shkëmbime të tilla normale janë përbaltur nga disa politikanë suedezë si “cenim i lirisë së shprehjes”, shprehet në një koment Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Një pjesë e medieve perëndimore e shikojnë Kinën me paragjykim. Kohët e fundit, të ashtuquajturit “gjenocid” dhe “punë e detyruar” e gënjeshtra të tjera kanë mbushur faqet e disa mediave perëndimore. Për këto njoftime jo korrekte rreth Kinës , institucionet diplomatike në vendet përkatëse kanë të drejtë dhe detyrim të shpjegojnë të vërtetën dhe t’u kundërpërgjigjen sulmeve dashakeqëse. Kjo është jo vetëm detyra e diplomatëve, por edhe veprim praktik për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, komenton CMG-ja.

Standardet e dyfishta  përbëjnë dëmin më serioz ndaj lirisë së shprehjes, komenton CMG-ja. Kur disa medie perëndimore bënë zhurmë për problemin e Xinjiang-ut, gazetari francez Maxime Vivas botoi librin “Dhënia fund lajmeve të rreme për ujgurët”, të shkruar në bazë të dy vizitave të tij në këtë rajon, që të hedhë poshtë pretendimet e disa medieve që paraqisnin një realitet të shtrembëruar. Por këto medie raportojnë rrallë për këtë libër dhe madje Vivas-i ka pësuar shumë trysni nga anë të ndryshme.

Postime të ngjashme

Hainan, hapet Ekspozita e 1-rë Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit e Kinës

R Zh

14 palestinezë dhe tre policë izraelitë janë plagosur gjatë përleshjeve në Jeruzalem

N E

Amnesty International i ka kërkuar falje figurës ruse të opozitës Alexei Navalny

N E

Australia do të heqë ndalimin për shtetasit e saj që kthehen nga India

N E

Pfizer do të kërkojë autorizimin e përdorimit të vaksinës për fëmijët e moshave 2 deri në 11 vjeç

N E

Tensionohet situata në Liginën e Preshevës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...