Agjencia Zhurnal.mk
Bota

CMG-ja: SHBA-ja rikthehet në OBSh, pritet bashkëpunim

Uashingtoni ka hyrë në një epokë të re politike me fitoren e Joe Biden si president i ShBA-së. Opinioni ndërkombëtar parashikon që politikat diplomatike të ShBA-së do të ndryshojnë rrënjësisht dhe pritet që ShBA-ja t’i rikthehet multilateralizmit. Ky di të ishte një lajm i mirë për të gjithë botën.

Pas hyrjes në fuqi, Biden nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutiv, përfshi ripjesëmarrjen në OBSh.

Pas këtij rikthim, si do të bashkëpunojnë Kina dhe ShBA-ja si dy fuqi të mëdha? Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror. P.sh, gazetari francez Pierre Haski në dokumentarin e tij “Kinë e ShBA: A është nën kontroll OBSH-ja?” thotë që për shkak të ndikimeve nga Kina, OBSh-ja nuk ka përballuar mirë epideminë COVID-19. Ky është një opinion i pabazë!

Është e vërtetë që OBSh-ja prej kohësh është e shqetësuar nga mungesa e fondeve dhe kjo ka ndikuar në një farë mënyre në zbatimin e plotë të detyrave përkatëse.

Mirëpo thënia “OBSh-ja është ndikuar nga Kina për shkak të mungesës së fondeve” nuk ka një bazë të fortë. Sipas të dhënave nga OBSh-ja, kuotat e caktuara për vendet anëtare janë më pak se një të pestat e fondeve të OBSh-së dhe shumica e fondeve janë nga kontribuesit vullnetar dhe kontribuuesi më i madh është ShBA-ja. Sipas logjikës së Haski-t, OBS-ja duhet të ishte ndikuar më shumë nga ShBA-ja.

Haski theksoi në dokumentar se OBSh-ja ka zgjedhur selinë e saj në Zvicër, sepse po synon të përjashtojë ndërhyrjet politike dhe të bashkojë fuqinë e tërë botës, për të ruajtur sigurinë e jetës të njerëzimit. Dhe Kina ka paraqitur konceptin “komunitet me shëndetësi të përbashkët të njerëzimit”. Kjo është pikërisht për këtë synim të lartë. Në mënyrë të hapur, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ka premtuar shumë herë që pas kërkimit dhe prodhimit, vaksinat COVID-19 do të jenë produkt publik global, Kina do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për vendet në zhvillim dhe do të përpiqet për ta bërë vaksinën si një produkt publik i disponueshëm dhe i përballueshëm për popujt e ndryshëm. Kjo është përgjegjësia e një vendi të madh me zbatimin e premtimeve dhe është veprimi i fuqishëm që mbështet OBSh-në.

Pas fillimit të punës nga administrata e Biden-it, ekzistojnë kushtet bazë për bashkëpunim Kinë-SHBA në veprime anti-epidemike, shëndetësi dhe bashkëpunim me OBSh-në. Haski ka prezantuar shembullin e bashkëpunimit ShBA-Bashkim Sovietik për zhdukjen e “lisë”. Kjo ndodhi në kohën e luftës së ftohtë, kur SHBA-ja dhe Bashkimi Sovietik ishin në kundërshtim të fortë. Ndërsa tani, Kina dhe SHBA-ja janë ndërlidhur me interesat e ndryshme dhe kushtet e bashkëpunimit janë më të pjekura. Kandidati për koordinator i Indo-Paqësorit pranë Shtëpisë së Bardhë, Kurt Campbell u shpreh që Kina dhe SHBA-ja duhet të pezullojnë kundërshtime të ashpra dhe të marrin disa masa të buta, për të lëshuar sinjale pozitive për përmirësimin e marrëdhënieve. Për këtë, MPJ-ja kineze reagoi, duke thënë që “ky është një mendim shumë racional”. Në një moment kyç anti-epidemik, vendi më i madh i zhvilluar dhe vendi më i madh në zhvillim duhet të marrin pjesë aktivisht, të bashkëpunojnë dhe të luajnë rol drejtues. Në këtë koment, provokimet se Kina dhe SHBA-ja janë kundërshtare në OBSh nuk janë të përshtatshme.

Postime të ngjashme

Nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Brazil kanë humbur jetën 500.000 njerëz

D V

Derisa po hapnin bunarin gjetën një safir në Shri Lankë, më të madhin në botë – vlera e tij është rreth 100 milionë dollarë dhe peshon 510 kilogramë

D V

SHBA kundërshton thirrjen e OBSH-së për të pezulluar vaksinimin

D V

Eksperti francez: Dalja e virusit nga laboratori i Wuhan-it, plotësisht e pamundur

Z H

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...