Agjencia Zhurnal.mk
Bota

CMG: Vaksina realizohet si një produkt publik

Kina deklaroi dhurimin e 10 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 ndaj programit ndërkombëtar “COVAX” për të mbushur kërkesat emergjente të vendeve në zhvillim. Ky veprim u mirëprit gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Tani, krahas mbërritjes së kontingjentit të parë të vaksinave në Pakistan, ndihma po dërgohen drejt 13 vendeve të tjera në zhvillim dhe 38 vende të tjera priten të marrin së shpejti dhurime nga Kina. Sipas zëdhënësit të diplomacisë kineze Wang Wenbin, Kina përkrah ndërmarrjet e brendshme të zhvillojnë bashkëpunim për studimin e prodhimin e vaksinave dhe eksportimin e vaksinave ndaj vendeve që kanë miratuar hyrjen në treg të vaksinave kineze.

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment ku thuhet se “Kina ka mbajtur premtimin e dhënë pra, bërjen e vaksinës një produkt publik”, “vaksinat kineze po pranohen gjithnjë e më gjerësisht nga vende të ndryshme të botës”.
Sipas të dhënave fillestare, deri tani mbi 40 vende i kanë paraqitur palës kineze kërkesën për vaksina. Ndërkohë udheqësit e Indonezisë, Turqisë, Jordanisë etj., kanë bërë vaksinat kineze. Ndërsa, sipas njoftimeve të faqes elektronike të revistës gjermane “Wirtschafts Woche”, në BE, njerëzit po marrin në konsideratë miratimin e përdorimit të vaksinave kineze dhe ruse.
Në krahasim me vaksinat e tjera me teknologji të re, ato të prodhuarat nga ndërmarrjet kineze përdorin teknologji tradicionale por më të sigurtë dhe janë më të lira. Përveç këtyre, vaksinat kineze mbahen në temperaturën 2℃-8℃, një temperaturë normale për rezervimin e vaksinave të zakonshme, gjë që rrit mundësinë e përdorimit të tyre në vende në zhvillim sepse disa vaksina perëndimore duhet të ruhen në temperaturën -70℃.

Të dhënat tregojnë se vendet me të ardhura të larta kanë blerë mbi 50% të vaksinave globale. Një vend i zhvilluar ka bërë porosi për një sasi që del për t’i vaksinuar 5 herë të gjithë banorët. Nga ana tjetër, organizata ndërkombëtare për mbikëqyrjen e vaksinave “Aleanca Popullore e Vaksinave” bëri një analizë në dhjetorin e kaluar, sipas së cilës, në 30 vende me të ardhura më të ulëta dhe 37 vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta që mund të përvetësojnë vaksina vetëm nëpërmjet COVAX-it, 90% e popullsisë së tyre nuk mund të vaksinohen brenda këtij viti.

“Prandaj mund të themi se arsyeja pse vaksinat kineze mirëpriten në komunitetin ndërkombëtar është se ajo i favorizon vendet në zhvillim, duke shtuar energji pozitive kundër diferencimit të përfitimit të vaksinave. Por, duhet të kuptojmë se marrja e barabartë e vaksinave nga vendet në zhvillim është jo vetëm kyçi i fitores përfundimtare anti-epidemike në botë, por edhe kyçi i rigjallërimit të ekonomisë globale”, përfundon komenti i CMG-së.

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...