Çmime të KEMM-së për storje më të mira gazetareske me temë “Fakte dhe dezonformata për ambientin e njeriut”

nga D V

Shkup, 23 prill – Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë së veriut (KEMM) sot do t’i ndajë çmimet për storje më të mira gazetareske me temë “Fakte dhe dezinformata për ambientin e njeriut”, të publikuara në periudhën maj 2023 – prill 2024.

Çmimet jnaë në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit në mediumet e Evropës Juglindore: mbështetje për gazetarinë si e mirë e përgjithshme”, mbështetur nga UNESKO dhe Bashkimi Evropian.

KEMM, në bashkëpunim me UNESKON-n, i ndan çmimet në prag të Ditës botërore të lirisë së mediumeve, 3 Maj, që këtë vit i kushtohet rëndësisë së gazetarisë dhe lirisë së shprehjes në kontekst të krizës aktuale globale të ekologjisë.

Në ndarjen e çmimeve, janë paralajmëruar fjalime të shefit të Delegacionit të BE-së në Maqedoni të Veriut, ambasadorit Dejvid Gir, Biljana Georgievskës – drejtoreshë ekzekutive e KEMM dhe Xhoshua Masarenti – koordinues rajonal i projektit të UNESKO-s, me seli në Sarajevë.

Në kuadër të ngjarjes, siç informon KEMM, do të promovohet edhe Doracaku për edukatorë për gazetari – “Raportim për inteligjencën artificiale”, edicion i UNESKO-s, përkthyer në gjihën shqipe dhe maqedonase.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More