Çmimet e gomave po rriten, ato së shpejti mund të jenë shumë më të shtrenjta

Trendet janë të tilla që sigurisht që mund të priten rritje të konsiderueshme të çmimeve të gomave për vetura.

 

Gjegjësisht, në pothuajse të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të çmimeve.

Kostoja e gomës natyrore në gjysmën e parë të vitit 2021 ishte mesatarisht 57 për qind më e lartë se vitin e kaluar.

Rritja e çmimeve të naftës do të thoshte që çmimi i gomës sintetike në gjashtë muajt e parë ishte 66 për qind mbi mesataren e vitit 2020. Çmimi i energjisë elektrike u rrit me 154 për qind krahasuar me mesataren e vitit të kaluar, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për vendet ku prodhohen goma.

Gjithashtu, tarifat e transportit në transportin e kontejnerëve u rritën me më shumë se 200 për qind.

Rritja e çmimeve të gomave në Evropë ka ndodhur tashmë këtë vit. Sidoqoftë, në gjysmën e dytë të vitit, gomat pritet të jenë shumë më të shtrenjta.

Related posts

Volkswagen Atlas Cross Sport GT me mbi 300 kuaj/fuqi

D V

Sa i reziston vetura Tesla, përmbytjeve? Musk thotë se ajo shkon si një varkë

D V

Lucid sfidon Teslan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More