Agjencia Zhurnal.mk

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës kanë zgjeruar humbjet të mërkurën, por rënia po kufizohet nga sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës dhe nga rritja e importeve të naftës bruto në Kinë, gjatë prillit.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 61.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 70 dollarë për fuçi.

Importet e naftës nga Kina u rritën në një rekord prej 10.64 milionë fuçi në ditë, gjatë prillit, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa, për katër-mujorin Kina importoi rreth 10 milionë fuçi në ditë, në rritje me 8.9%, krahasuar me vitin 2018.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...