Shkup, 9 nëntor – Zhurnal.mk – Komisioni rregullator për Energjetikë ka shpalosur çmimet e reja të derivateve që hynë në fuqi nga sonte në mesnatë.
Çmimet e benzinës shtrenjtohen për gjysmë denari, ndërsa dizeli ngelet i njejtë.
Çmimet e benzinës EUROSUPER BS 95 dhe BS 98 rriten për gjysmë denari, kështu që BS 95 do të kushtojë 58,5 denarë, ndërsa BS 98 do të kushtojë 60,5 denarë.
Edhe vaji ekstra i lehtë shtrenjtohet për gjysmë denari kështu që çmimi i ri do të jetë 49,5 denarë.
Çmimi i dizelit nuk ndryshon dhe kështu çmimi ngelet i vjetri – 49,5 denarë.
Çmimi i mazutit M-1 NS rritet për 0,365 denarë për kg dhe kështu çmimi i ri do të jetë 26,1 denarë.//Zhurnal.mk