Maqedoni

Çmimi i drurit për ngrohje po rritet nga viti në vit

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Shitja e druve për ngrohje po shënon ulje nga viti në vit. Këtë vit, gati 8,000 metra kub dru u shitën më pak se vitin e kaluar. Pyjet e Maqedonisë kanë shitur 228,000 metra kub dru për tetë-muaj, ndërsa vitin e kaluar janë shitur 236,000 metra kub.

“Mënyra e ngrohjes së qytetarëve ndryshon nga viti në vit, në varësi të fuqisë blerëse dhe çmimit të energjisë në atë periudhë”, thonë nga Pyjet e Maqedonisë.

Çmimi i druve për ngrohje për metër kub shkon deri në 3,000 denarë. Druri i ahut, ndryshe nga dushku, është më i lirë për 100 denarë, përkatësisht shitet për 2,900 denarë. Çmime identike kanë edhe depot private. Sipas qytetarëve të anketuar nga Alsat, drutë për ngrohje shtrenjtohen çdo vit. Por, tani vështirë se dikush ngrohet me dru.

Postime të ngjashme

Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë dhjetëra “institucione fantome”

R ZH

Shumë shkolla kërkojnë mësim me prezencë fizike, por jo të gjitha i plotësojnë kushtet

T E

Kontesti Shkup-Sofje, Merkel po bënë maksimalen, ku mbetën liderët tjerë të BE-së?

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...