Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në gjysmëvjetorin e parë është rritur për 0,2 për qind

Shkup, 30 shtator – Enti shtetëror për statistikë sot njoftoi se çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në gjysmëvjetorin e parë të vitit është rritur për 0,2 për qind lidhur me gjysmëvjetorin e dytë të vitit të kaluar.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga ESHS, çmimi mesatar i energjisë elektrike në gjysmëvjetorin e parë të vitit arrin 5.156 denarë për kilovat orë.

“Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz prej 3.565 deri në 7.575 denarë përKWh sipas grupeve të konsumatorëve”, theksohet në kumtesën e ESHS.

Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët, përveç amvisërive, në gjysmën e parë të vitit ka lëvizur prej 12.665 deri në 23.017 denarë për metër kub normal përmes grupeve të konsumatorëve.

Related posts

Analizë: Papunësia me statistika të frikshme, pandemia i’a vëri vulën

Z H

Eksportet shqiptare drejt Kinës, 5,2 miliardë lekë

Redaksia

Banka Botërore: Ardhja e mërgatës kontribuoj në rritjen ekonomike të Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More