Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Çokollatë e dendur dhe e ngrohtë italiane, e mrekullueshme për ditët e festave!

Asnjëherë nuk dihet se ku të pihet çokollata e nxehtë më e mirë në Itali! Disa pretendojnë se është vetëm Firence, por të tjerët preferojnë Milanin

Ne jemi të sigurt që çokollata e nxehtë më e mirë pihet në shtëpinë tuaj, veçanërisht nëse e përgatisni sipas kësaj recete, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 5 lugë të vogla kakao pluhur:
– 4 lugë të vogla xhelatinë;
– 4 lugë të vogla sheqer;
– 500 ml qumësht;
– 120 g çokollatë të zezë;
– 2 lugë krem (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Në një tenxhere apo në një xhezve të madhe përzieni pa i hedhur ujë pluhurin e kakaos, xhelatinën dhe sheqerin.

Nxehni qumështin dhe qiteni në xhezve, duke e përzier ngadalë. Nxeheni këtë përzierje në zjarr vogël, duke përzier që të mos krijohen droçka.

Para se të vlojë tërësisht, zvogëloni zjarrin deri në minimum dhe qitni sipër çokollatën e zezë të thërrmuar (më e mirë është çokollata 70% kakao). Përzieni derisa tretja të bëhet kremoze dhe e dendur.

Nëse dëshironi çokollatë të ngrohtë të ëmbël, shtoni tani edhe pak sheqer.

Ndajeni në dy filxhanë dhe, sipas dëshirës, zbukurojeni me kremin e tundur dhe qitni sipër thërrmija çokollate.

Postime të ngjashme

Si ta ruani freskinë e borzilokut: Truk i shkëlqyeshëm me të cilin kjo erëz të qëndrojë e freskët, aromatike, plot shije dhe gjithmonë e përdorshme!

S.B.

Rapsodia e shijes e cila mbahet në mend: Mish pule në salcë kefiri dhe shafrani është kryevepër

S.B.

Qofte kreshmore të cilat do t’i dëshironi: Zëvendësimi i mishit është shumë i shijshëm!

S.B.

Brusketa me djathë dhe kastravec

S.B.

Tortë e shpejtë e akullt me biskota: Gjithçka është gati për 15 minuta!

S.B.

Recetë e shpejtë dhe e shijshme: Ëmbëlsirë pa gluten me fara lulëkuqeje të egër

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...