Coldplay kanë realizuar një bashkëpunim muzikor me Selena Gomez, për të rritur suksesin e tyre në mesin e fansave të rinj

Pasi u bashkuan me grupin BTS në këngën e tyre të fundit “My Universe”, tani Coldplay po bashkojnë forcat me një tjetër yll të njohur të muzikës, për të rritur suksesin e tyre tek fansat e rinj.

Grupi i djemve kanë bashkëpunuar me këngëtaren e njohur amerikane, Selena Gomez në baladën e re “Let Somebody Go”, shkruan The Sun.

Kënga do të lansohet përpara albumit të nëntë në studio të Chris Martin, Guy Berryman, Will Champion  dhe Jonny Buckland “Music Of The Spheres”, i cili del në 15 tetor.

Foto: Getty Images

“Chris ka qenë gjithmonë një fans i madh i Selenës dhe është një ëndërr e bërë realitet që ajo më në fund është pjesë e një projekti me Coldplay”, tha një burim.

Ai ka shkuar një balad të bukur për të që e regjistruan së bashku në prill.

Foto: Getty Images

“Ata tashmë kanë plane për një performancë speciale pas lansimit të albumit të grupit . Ajo është shumë e popullarizuar në mesin e të rinjve, prandaj grupi po shpreson që një bashkëpunim i tillë t’i ndihmojë ata të kenë fansa të gjeneratës së re”, vazhdoi tutje ky burim.

Ky projekt vjen pas bashkëpunimi të tyre me grupin nga Korea e Jugut, BTS, që gjendet në pozitën e tretë në top-listë.

Ndërkohë, Selena është duku punuar edhe në albumin e saj të katërt në karrierë.

Në mars ajo lansoi një EP “Revelacion” në gjuhën spanjolle, duke pranuar në atë kohë se ajo kishte menduar të linte muzikën për shkak se njerëzit nuk e merrnin seriozisht.

Pasja e prestigjit të Coldplay pas saj do ta ndihmojë atë të kthehet në formë. 

Related posts

Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë, fejohet me biznesmenin në Amerikë

D V

Salma Hayek shfaqi figurën joshëse me një fustan ngjyrë vjollce ndërsa pozoi me bashkëshortin në Paris

D V

Morena Taraku nuk harron të urojë ndjekësit me rastin e Bajramit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More