Cole Palmer tallet keq me yllin e Aston Villës pasi triumfit ndaj tyre

nga D V

Cole Palmer ‘rrëmbeu’ vëmendjen pasi ylli i Chelseat përmes rrjeteve sociale shfrytëzoi rastin për të bërë shaka me një lojtar të Aston Villas.

Palmer u tall me Morgan Rogers në rrjetet sociale pasi Chelsea mposhti Aston Villan me rezultat 3-0 në ‘Stamford Bridge’ të dielën.

22-vjeçari në fund për paraqitjen e tij mori çmimin si ‘Lojtari më i mirë’ pasi në këtë sfidë pati një gol dhe një asistim.

Pas përfundimit të takimit, Palmer postoi një fotografi në Instagram duke shfaqur një bisedë mes tij dhe Rogers.

Në atë diskutim privat, i cili duket se është bërë para ndeshjes mes dy ekipeve, shfaqet Rogers duke i thënë Palmerit e  ai nuk do të shënojë ndonjë gol ndaj Villas.

Sidoqoftë, Palmer ia doli të shënojë dhe iu kundërpërgjigj menjëherë kundërshtarit të tij: Lojtari i ndeshjes po kthehet me mua.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More