Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Çomo, pjesë e listës së PS/ Rama: Nxora një sekret të vogël, nuk duhet të mungosh në qeveri. Duam të bëhemi si ty

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se shefja e Infektivit, Najada Çomo do të kandidojë si deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit “Shëndetësia që duam”, Rama tha se nuk duhet të mungojë në qeveri duke shtuar se duan ta kenë pranë tyre që të bëhen si ajo.

“Mbase është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës edhe për një fakt tjetër, duke marrë parasysh se në këtë udhëkryq Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, të jehojë zërin, në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vet skuadrën tonë. Është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush, dhe kush më mirë se sa komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne.

Të vijë me ne jo për tu bërë deputetja e radhës në grup deputetësh, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për tu ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme, jo aq sa njerëzit mund të mendojnë, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është një luftë sy më sy dhe kacafytëse me armikun, të mos i mungojë parlamentit, të mos i mungojë njerëzve, të mos i mungojë qeverisë dhe të kuptojë më shumë në sinkron me njerëzit dhe sigurisht në sinkron me ju.

Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i supozuar të dilte sot pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd dhe të jap fjalën që ne nuk duam që të bëhesh si ne, por bne të bëhemi sit y. Prandaj të duam pranë nesh, shumë faleminderit”, tha Rama.

Postime të ngjashme

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Edi Rama: Partia Socialiste merr 74-78 mandate

N E

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

Basha: Rama e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim!

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...