Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, ka vlerësuar ekipin pas humbjes 2-1 të Milanit nga Bologna të enjten mbrëma, teksa ka folur edhe për largimin e tij të mundshëm nga San Siro.
Rossonerët kanë vazhduar me formë të dobët në kampionat edhe pas eliminimit nga garat evropiane dhe kështu karrigia e trajnerit portugez, Conceicao, vazhdon të lëkundet.
“Ne luajmë mirë kur jemi të përqendruar dhe kompakt, por ndonjëherë ndodhin gabime mendore. Nuk është vetëm gjyqtari, ka të bëjë edhe me ne, por ne kemi nevojë për këto rezultate pozitive për ekipin”.
“Mospërputhja në thirrje më shqetëson. Gjyqtarët, ashtu si trajnerët, bëjnë gabime. Këto momente të vogla rëndojnë shumë. Ne kemi nevojë për rezultate të mira për të lehtësuar presionin rreth ekipit”.
“Flitet shumë për mua, por situata ime është e thjeshtë. Nëse më thonë se nuk u duhem më, do të iki pa marrë asnjë qindarkë më shumë. Kam menaxhuar afro 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe kam fituar 13 trofe. Jam i qetë për të ardhmen time. Unë kam familjen time dhe ata shohin shumë negativitet ndaj meje, gjë që nuk është e drejtë. Më falni për shpërthimin”, përfundoi portugez.
