Conor McGregor jep detajet rreth lëndimit, derisa e quan të jashtëligjshme fitoren e Poirier

Conor McGreogr ka konfirmuar se ka lënduar kyçin e këmbës, derisa ka lëshuar një thumbues në drejtim të Dustin Poirier, duke e quajtur si fitore të jashtë ligjshme.

 

Përballja mes dyshes përfundoi vetëm pas një raundi, pasi irlandezi mbeti i shtrirë në dysheme shkaku i lëndimit të pësuar të shtunën e javës që lamë pas në Las Vegas.

McGregor ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se ai do të rikthehet për të dëshmuar se ishte një fitore e jashtë ligjshme.

“Çfarë ka tifoz, Notorious është këtu”, ka shkruar iralandezi në Tëitter. “Sapo dola nga salla e operacionit, gjithçka shkoi sipas planit, çdo gjë ishte perfektë. Po ndihem jashtëzakonisht mirë”.

“Ne kemi gjashtë javë për t’i kaluar në një patericë dhe pastaj ne fillojmë të stërvitemi. Unë dua t’u them faleminderit të gjithë tifozëve në të gjithë botën për mesazhet mbështetëse, shpresoj që të gjithë të keni shijuar shfaqjen”.McGregor's leg was badly injured and required surgery

Foto: Daily Mirror

“Dua të falënderoj të gjithë tifozët që erdhën në arenën T-Mobile – 21,800 tifozë të pranishëm. Vendi ishte absolutisht elektrik”.

“Ishte një raund i parë ferri, do të ishte mirë të futesh në atë raund të dytë, por është ajo që është, kjo është natyra e biznesit, ishte një thyerje e pastër e tibisë dhe nuk duhej të ndodhte”.

“Dustin, ju mund të festoni atë fitore të paligjshme të gjitha ato që dëshironi, por nuk bëtë asgjë”.

“Raund i dytë do të kishte treguar të gjitha, e tutje dhe para ne shkojmë ekip, ndërtohemi dhe kthehemi më mirë se kurrë. Le të shkojmë ekipi”, ka shtuar më tej McGregor.

Këmba e irlandezit ishte dukshëm e thyer, kur ai ra në dysheme dhe tani po tenton që të rikthehet sa më parë në oktagon

Related posts

Owen: PSG ishin skuadër më e mirë pa Messin, tani janë një ekip më i dobët

D V

Prishtina dorëzohet në pjesën e dytë ndaj Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve

D V

Ansu Fati shpërblehet me numrin 10 të Messit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More