Sport

Conte “kryqëzon gishtat”, sot mëson me cilët futbollistë do të luajë në derbi

Jemi vetëm një ditë para derbit të Milanos dhe me siguri Antonio Conte është zgjuar herët sot, ose ndoshta nuk ka fjetur fare, pasi pret me “gishta të kryqëzuar” për të mësuar se me cilët futbollistë do të duhet të bëjë llogaritë për të përballuar kuqezinjtë.

Kjo pasi mungesës së Sensit të pezulluar i janë shtuar edhe ato të emrave si Nainggolan, Gagliardini, Skriniar, Young e Radu, të cilët janë prekur nga koronavirusi dhe nuk do të jenë në dispozicion për derbin e nesërm.

Megjithatë trajneri shpreson të marrë lajme të mira nga Alessandro Bastoni, i cili ka më tepër se 10 ditë i prekur nga koronavirusi dhe nëse sot do të rezultojë negativ, do të jetë gati për derbin, qoftë edhe duke u nisur nga pankina.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme janë kthyer të gjithë futbollistët nga grumbullimet me përfaqësueset përkatëse dhe vetëm paraditen e sotme do t’u nënshtrohen testeve mjekësore e atyre anti-Covid, për të parë nëse do të jenë gati për të derbin.

Shqetësim këtu mbetet sulmuesi kilen Alexis Sanchez, i cili pësoi një dëmtim ndaj Kolumbisë dhe mediat në Kili lëshuan alarmin dje se futbollistit do t’i duhet të mungojë për disa javë. Vetë Sanchez ka qetësuar mjekët e Interit në një komunikim telefonik, por vetëm pas ekzaminimeve të detajuara sot do shihet nëse është gati për derbin.

Sa u përket të tjerëve, Conte pret me besim se listës së të prekurve nga koronavirusi nuk do t’i shtohet asnjë futbollist tjetër, por edhe me interes për të parë si është gjendja fizike e tyre, pasi thuajse të gjithë kanë marrë minutazh të plotë në përfaqësueset përkatëse.

Kujtojmë që trajneri zikaltër ka planifikuar një seancë stërvitore pasditen e sotme, ku pritet t’u komunikojë të tijve edhe strategjinë e lojës ndaj Milanit, ndërsa menjëherë pas saj, do të dalë edhe në konferencën e zakonshme për shtyp. /SS/

Postime të ngjashme

Klopp: Nuk ishte futboll i bukur, por i morëm tri pikët

admin

Cristiano Ronaldo rrugës për t’i dhënë fund vet-izolimit

Xhenur Iseni

Carragher: Liverpooli duhet ta zëvendësojë Van Dijkun me Dayot Upamecanon në janar

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...