Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Conte sërish në zyrën e presidentit italian, negociatat e fundit për të mbajtur në këmbë qeverinë

Zhurnal Ads

Kryeministri italian Giuseppe Conte për herë të dytë brenda pak orëve takon Presidentin e Republikës Sergio Mattarella.

Orë të ethshme për politikën italiane në pritje të hapit që do të marrë kreu i qeverisë për të shpëtuar dorëheqjen, pas largimit nga ekzekutivi i tij i dy ministreve të Partisë Italia Viva, Teresa Bellanova e Elena Boneti.

Gjithnjë e më të forta janë zërat se Kryeministri italian mund të mbulojë përkohësisht Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa për Ministrinë e Familjes e Barazisë nuk është e nevojshme pasi është një dikaster me delegim.

Por për të arritur në këtë hap, Kryeministrit italian i duhet një dekret i posaçëm nga Presidenti i Republikës.

Koalicioni i qëndrës së djathtë i përbërë nga Partia Lidhja, Forza Italia e Fratelli d’Italia kërkojnë sa më shpejt votëbesimin e Giuseppe Contes në Parlament, ndërsa forcat qeverisëse Partia Demokratike, lëvizja 5 Yje e Liberi e Uguali janë në mbështetje të kreu të qeverisë për të siguruar vazhdimësinë e punës së këtij ekzekutivi.

Partia Demokratike përjashton çdo mundësi për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës me forcat e së djathtës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gjermani: Disiplinohuni, se mbështetja e shtetit në ekonomi nuk zgjat pa mbarim

S.B.

Përshpejtohet industria e re e automjeteve të energjisë në Kinë

Z H

Teheran, një i plagosur nga shpërthimi në një stacion karburanti

T E

Pompeo njofton se ka nisur tranzicioni, vendin e tij do ta marrë Blinken

S.B.

Vaksinimi kundër Coronavirusit në ShBA pritet të nis sot

S.B.

Partia e Jacinda Ardern fiton zgjedhjet

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...