Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Conte ua tregoi gishtin e mesit drejtorëve të Juventusit

Një video që po qarkullon në mediat sociale, shfaq Antonio Conten duke ua nxjerrë gishtin e mesit drejtorëve të Juventusit derisa po shkonte drejt tunelit në fund të pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Interit.

Bianconerët dhe Nerazzurrët luajtën pa gola në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ashtu që Zonja e Vjetër u kualifikua në finale falë triumfit prej 2-1 në Milano.

Trajneri italian e humbi qetësinë pas 45 minutave të para dhe ai e ka nxjerrë gishtin e mesit në drejtim të drejtorëve të Juves që ndodheshin në tribuna.

Kjo duket të ketë nxitur reagimin e Andrea Agnellit në fund të ndeshjes, i cili e kishte ofenduar ish-trajnerin e bardhezinjve.

Pas takimit, Conte kishte deklaruar se stafi i Juventusit duhet të jetë më i sjellshëm, duhet të jenë me natyrë sportive dhe t’i respektojnë ata që punojnë.

Postime të ngjashme

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje: Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020

D V

Përfundon gara për notaren e Shqipërisë, renditet e 42-ta

D V

Biles tërhiqet edhe nga dy gara në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

D V

Mourinho kritikon lojtarët: Luajnë Fortnite gjithë natën, është një marrëzi

D V

Mkhitaryan: Kush dëshiron Scudetton duhet të mbarojë punë me Romën

D V

Milani përgatitë ofertë për Iscon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...