Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Core i9-11900K është procesori më i fuqishëm i Intel për 2021

Megjithatë kanë bërthamat e reja Cypress Cove të cilët sjellin përmirësime nga dizajnët 10-nanometër tek prodhimi 14-nanometër. Kështu Intel ka rritur shpejtësinë dhe sjellë grafikat e integruara Intel Xe.

Procesori flagship i Intel për 2021 është Core i9-11900K i cili do të dalë në shitje në tremujorin e parë të vitit. Prodhuesi i çipeve tregoi atë çfarë po vjen këtë vit në konferencën CES.

Core i9-11900K ka 50% më shumë performancë grafike dhe 19% më shumë instruksione për cikle (IPC).

Me 8 bërthama dhe 16 threads, Core i9-11900K  ka frekuencë maksimale deri në 5.3Ghz. procesori ka mbështetje për memorien RAM DDR4 3200Mhz, një total prej 20 linjash PCIe 4.0.

Intel nuk dha informacione dhe datës së shitjeve e as kostos që do të ketë. Pavarësisht se është gjenerata e 11-të, çipet e reja Rocket Lake-S janë teknikisht çipe 14-nanometër, pra nuk përdorin arkitekturën 10-nanometër.

Megjithatë kanë bërthamat e reja Cypress Cove të cilët sjellin përmirësime nga dizajnët 10-nanometër tek prodhimi 14-nanometër. Kështu Intel ka rritur shpejtësinë dhe sjellë grafikat e integruara Intel Xe.

Sipas Intel kalimi nga konfigurimi me 10 bërthama dhe 20 threads të Core i9-10900K në 8 bërthama dhe 16 threads në Core i9-11900K është për shkak se çipet 10-nanometër mund të akomodojnë aktualisht vetëm 8 bërthama. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Bëhen të ditura data e lëshimit të iPad Pro 2021, çmimi dhe disa karakteristika “të veçanta”

S.B.

Oppo po përgatit një telefon rrokullisës me një ekran 7 inç

S.B.

Ikona e Windows 95 hyn në histori

S.B.

Sony pranon se mund të duhet të ridizajnojnë PS5

S.B.

Sulmet masive kibernetike kryesisht paralizuan internetin në Belgjikë

S.B.

Ristartojeni telefonin tuaj me Android tani – pastaj lexojeni këtu pse!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...