Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Corona-kriza edhe vitin e ardhshëm do ta rritë borxhin publik

Zhurnal Ads

Shkup, 29 tetor, zhurnal.mk – Stabilizim të borxhit publik nuk do të ketë edhe vitin e ardhshëm edhe përskaj asaj që pritet rritje ekonomike. Shteti duhet të shkurton në “lukset”, por paratë tjerë do të sigurohen nga kredite.

Borxhi i shtetit për ballafaqimin me pasojat nga korona-kriza do të vazhdon edhe vitin e ardhshëm, ndërsa autoritetet presin stabilizim të borxhit publik në afat të mesëm. Ministri i Financave Fatmir Besimi tha se pas rënies së ekonomisë këtë vit, të cilën qeveria parashikon të jetë 4.4%, për vitin e ardhshëm pritet rritje prej 4%.

“Nuk mund të presim që vitin e ardhshëm do të vijmë me borxh për deficit të buxhetit më pak se 3%. Mendoj se ajo është joreale të thuhet, mundet përsëri të jetë mbi 3% dhe kjo do të ndodhë në gjithë botën. Një pjesë e saj do të financohet me huamarrje edhe në tregun vendor por dhe të huaj, varësisht nga ajo ku do të kemi kushte më të përshtatshme në raport me kamatat të cilat duhet të servisohen”, tha Besimi në Tv 24.

Sa është borxhi (huazimi)?

Qeveria këtë vit vecmë ka hyrë në borxh për mbi 1 miliardë euro për ballafaqimin me pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit. Një pjesë e madhe e borxheve të reja janë paraparë për ndihmë financiare për mbajtjen e vendeve të punës në sektorët e prekur. Zbraztira buxhetore për këtë vit është parashikuar të jetë 920 milion euro, gjegjësisht 8.4% nga BPV. Borxhi publik në fund të qershorit këtë vit tejkaloi 6.5 miliardë euro, gjegjësisht 60% nga BPV.

Edhe përskaj rënies së të ardhurave buxhetore, me rebalancin këtë vit qeveria nuk u tërhoq nga një pjesë e harxhimeve. Shkurtime kishte te investimet kapitale etj.

Ekspertët me të cilët bisedoi Zhurnal thonë se në buxhetin mund të shkurtohen harxhimet joproduktive, por shkurtimet për paga ose për transfere sociale do të shkaktojnë dëme më të mëdha.

“Valët e ardhshme të shpërthimit të COVID-19 që kanë të nevojshme izolimin do të rrisin më tej pasigurinë ekonomike, si dhe kostot ekonomike dhe sociale. Ndryshimet nga pandemia po reflektohen në prodhim, në punë, në tregti, të cilat i përshpejtojnë transformimet dhe mënyrat e konkurencës. Një recesion i tejzgjatur do të ndikonte negativisht në gjithë sektorët ekonomikë e në veçanti ato financiarë, duke rritur kreditë problematike dhe duke dëmtuar fitimet dhe rentabilitetin e sistemit bankarë”, thotë për Zhurnal, Bujamin Bela, ekspert i ekonomisë.

Sipas tij kjo situatë e zvoglon mundësin e marrëjes së borxhit qoftë nga jashtë ose nga brenda.

“Kërkesat e mëdha për borxhe shtesë e limitojnë në mënyrë plotësuese aftësinë e bankave dhe institucioneve tjera financiare vendore dhe ndërkombëtare për të dhënë hua dhe mbështetetje të aktivitetit real si konsumin dhe investimet. Vizionit dhe përpjekjet afatgjate duhet të jenë të balancuara nga kërkesat afatshkurte dhe mundësit e kreditimit shtesë, pasi që veçmë jemi në shifra alarmante ku borxhi publik ka kaluar në fazën e rrezikshmërisë së lartë mbi 60% nga GDP, Kjo krizë kërkon menaxhim racional dhe konsezus shoqërorë të bazuara në vullnet të mirë, sakrificë, transparencë dhe drejtësi. Pacienti i sëmurë kërkon të mbijetojë e më pastaj të rikuperon dëmet e shkaktuara. Por nëse i njejti nuk merrë terapi përkatëse profesionale atëher mund të sjell dëme të parekuperueshme afatgjate”, ka deklaruar për Zhurnal, Bujamin Bela, ekspert i ekonomisë.

Qeveria për këtë vit ka parashikuar rënie të ekonomisë në kuartalin e dytë, kur ishin në fuqi masat më restriktive, mes të cilave edhe ora policore, dhe stabilizimi në kuartalin e tretë dhe fillimin e rimëkëmbjes në kuartalin e fundit të vitit.

Megjithatë, ky skenarë është i paqartë duke pasur parasysh përhapjen edhe më të madhe të virusit në vend por edhe në tërë Evropën. Një pjesë e madhe e vendeve evropiane përsëri filluan me vendosjen e masave të rrepta për kontrollë të virusit të cilat pa dyshim se do të ndikojnë edhe ndaj ekonomisë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ndryshimet në Statut, një hap përpara drejt modernizimit dhe demokratizimit të partisë, thotë Nikollovski

admin

Grubit sot i’u kishte “shterë” zëri për 100 ditët e Qeverisë, zgjodhi të flet për Bullgarinë!?!

E.E.

Zhan Mitrev heq dorë nga i biri

T E

Makina del nga rruga në Bogdanc, një person humb jetën, katër të lënduar

T E

Mariçiq: Është mirë që u hap debat për dekriminalizimin e marijuanës

E.E.

100 raste të reja, 551 të shëruar dhe 11 të vdekur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...