Coronavirusi “assesi” nuk po largohet nga Australia, regjistrohet rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 gjatë këtij viti

Australia ka shënuar rastin e parë të vdekjes si pasojë e coronavirusiti gjatë këtij viti, si dhe rekordin e ri prej 77 rasteve të reja në shtetin New South Wales, që po lufton me epideminë apo më mirë thënë me variantin e ri Delta.

 

Politikania nga New South Wales, Gladys Berejiklian, ka paralajmëruar se pritet që ditëve të ardhshme numri i rasteve të reja të rritet, e më së shumti përreth Sydney, ku aktualisht ky vend po vazhdon t’i nënshtrohet izolimit trejavor, transmeton Telegrafi.

“Pres që numri i rasteve të reja në New South Wales nesër të shkoj në 100. Do të jem e befasuar nëse janë më pak”, ka shtuar Berejiklian për Reuters.

Të mërkurën janë regjistruar 50 raste të reja, e sot ka qenë shifër rekord për vitin 2021. 

Related posts

Dy gra zyrtarizojnë martesën në Mal të Zi

D V

Sllovenët duhet të vaksinohen ose largohen nga puna

V.E.

Mbi 150 njerëz pozitivë me koronavirus në Lojërat Olimpike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More