Agjencia Zhurnal.mk

Coronavirusi/ Klinika Infektive për një test paguan trefish më shtrenjtë se spitalet private !?

Shkup, 27 mars – Zhurnal.mk – Pothuajse 5000 denarë për një test për korona virus po paguhet nga ana e shtetit, gjegjësisht nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për testimin e qytetarëve nga Covid 19.

Kështu reagojnë qytetarë të cilët tanimë janë testuar ndaj këtij virusi. Ata në fakt nga xhepi i tyre nuk paguajnë asgjë, mirëpo çmimet që i kanë publikuar në rrjetet sociale janë nga testet përmes Qendrës për Shëndet Publik, transmeton Zhurnal.

Sipas kësaj, del që testet për korona virus në laboratorinë shtetërore në Qendrën për Shëndet Publik janë tre herë më të shtrenjta nga testet në klinikën private “Zhan Mitrev”, ndërsa katër herë më shtrenjtë se në klinikën “Axhibadem Sistina”. Në Zhan Mitrev paguhet 1500 denarë, ndërsa në Sistina 1200 denarë.

Dallimi është se në klinikat private pacientët paguajnë nga xhepi i tyre, ndërsa në laboratorinë shtetërore testi është pa pagesë, por Ministria e Shëndetësisë, sipas dokumenteve të postuara, për ato teste i fakturon Fondit për Sigurim Shëndetësor çmime prej 4950 denarëve.

Një pacient i cili para 6 ditëve është testuar në Klinikën shtetërore, thotë se është shokuar kur në raport e ka lexuar se sa të holla Ministria do të paguajë nga Fondi për Shëndet Publik.

Për këtë në konferencë për media ministri Filipçe nuk zbuloi të dhëna të hollësishme sa i përket çmimit, duke thënë vetëm se kanë kursyer rreth 1 milion denarë.

“Lidhur me çmimet, më duhet të them se kemi realizuar blerje përmes Institutit për Shëndet Publik dhe përmes Ministrisë. Kishim kursyer 1 milion denarë. Ishin paraparë tre milion denarë të harxhohen mirëpo kemi harxhuar vetëm 2 milion denarë”, tha Filipçe duke mos precizuar rreth harxhimeve të testeve.

Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për A1on nuk japin sqarime precize lidhur me çmimet.

“Lidhur me çmimin e testeve për korona virus, në treg ekzistojnë disa lloje të testimeve, gjegjësisht teknika të ndryshme laboratorike të cilat kanë çmime të ndryshme. Për këtë ka dallime në çmimet dhe përshkak se Fondi nuk ka informata për çfarë lloj testimi bëhet fjalë. Në këtë drejtim, FSSHRMV, kryen konsultime intenzive me institucionet përkatëse të cilat janë ekspertë dhe kompetentë, për tu sqaruar lidhur me efikasitetin e testeve. Pikërisht për këtë, në këtë moment nuk mundemi më saktësisht të përgjigjemi në pyetjen tuaj”, kanë deklaruar nga Fondi.

Nga e gjithë kjo, ngjallen dyshime të mëdha lidhur me keqpërdorime të mundshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor. Nuk është aq e logjikshme për një test të gjakut të paguhen rreth 5000 denarë. Deri tani janë testuar mbi 2000 persona, por sa e sa të tjerë ende do të testohen brenda 1 muaji. Sipas llogaritjeve, deri tani vetëm për testime janë harxhuar mbi 10 milion denarë, duke mos përllogaritur se shumica e pacientëve janë testuar madje mbi 2 apo 3 herë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...