Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

nga D. V.

Angel Correa është dënuar me pesë ndeshje. Katër ndeshje ishin për fyerje të gjyqtarit dhe një për karton të kuq. Sanksioni do të zbatohet në La Liga dhe Copa del Rey.

Sulmuesi i Atletico Madridit mori karton të kuq për një ndërhyrje në minutën e 88-të të ndeshjes së xhiros së 27-të të La Ligës në udhëtim kundër Getafes, e cila përfundoi me fitoren e vendasve 2-1.

Pas përjashtimit, Correa ofendoi gjyqtarin Cuadra Fernandez, duke përdorur gjuhë të turpshme.

Gjyqtari i regjistroi fjalët e tij në protokollin e ndeshjes dhe tashmë erdhi edhi dënimi i rëndë i merituar.

“Në minutën e 88-të, Angel Correa u përjashtua me karton të kuq për këtë arsye: ai bëri një ndërhyrje të ashpër kundër një kundërshtari në një sfidë për topin me forcë të tepruar”.

“Pasi mori kartonin e kuq, lojtari mu drejtua me këto fjalë: ‘Bir i njëmijë kurvave, bastard. Q***a nënën”, ka shkruar gjyqtari Fernandez në protokoll.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More