Costa: BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi

nga Redaksia

Bruksel, 16 mars – Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate ku mbetën të vdekur 59 persona.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se lutjet e tij janë me të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie.

“Zemërthyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan. Lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie”.

“BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi”, ka thënë Costa. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More