Courteney Cox është ribashkuar me shoqen e saj të ngushtë Jennifer Aniston për një darkë të ngrohtë së bashku me të dashurin e saj Johnny McDaid, teksa aktorja ndau një seri fotosh të ëmbla në Instagram të martën.
Ylli i serialit Friends shkëlqente ndërsa pozonte për një selfie në tryezën e darkës me shoqen e ngushtë, Jennifer.
Jennifer, 56 vjeçe, e veshur me një bluzë ngjyrë kafe dhe vathë të artë rrethorë, dukej për mrekulli teksa ishte mbështetur pranë të dashurit të Courteney-t.
Dyshja, që janë mike prej më shumë se tridhjetë vitesh që prej kohës kur u njohën në xhirimet e serialit Friends, dukeshin në humor të shkëlqyer teksa buzëqeshnin për kamerën.
Në pjesë të tjera të albumit fotografik, Courteney ndau një foto qesharake me një kapelë gjeli në kokë, duke rikrijuar momentin ikonik kur personazhi i saj, Monica, bëri të njëjtën gjë në Friends.
Jennifer Aniston e po ashtu Courtney Cox njihen prej vitesh bashkë një shoqëri të cilën e vulosën në serialin e njohur amerikan.