Courtois me fjalë të mëdha për lojtarët e ri të Realit

nga D. V.

Thibaut Courtois zhvilloi ndeshjen e tij të 200-të në La Liga me fanellën e Real Madridit gjatë fitores ndaj Mallorcës 2-1, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Pas ndeshjes, portieri belg foli për përpjekjet e skuadrës dhe vështirësitë që hasën në pjesën e parë, duke përmendur edhe paraqitjen e mirë të portierit kundërshtar, Leo Roman.

“Pjesa e parë ishte e vështirë, si shumë herë këtë sezon. Pësuam një gol pa rrezik të madh nga ata, dhe ne patëm shumë raste pa shënuar,” tha Courtois.

Ai shtoi se skuadra nuk hoqi dorë dhe luftoi deri në fund. “Ata patën një rast për të bërë rezultatin 2-1, por e prita. Pastaj erdhi një asist nga Vallejo dhe goli i Jacobos, moment i bukur,” tha ai.

Courtois vlerësoi lart mbrojtësi e ri Jacobo Ramon, i cili shënoi golin vendimtar. “Jacobo është një perlë. Ka pasur vështirësi më parë, por sot tregoi vetëbesim dhe luajti shumë mirë,” theksoi ai.

Portieri belg theksoi rëndësinë e lojtarëve të rinj që po rriten në klub, duke përmendur emra si Raul, Gonzalo dhe Victor Munoz.

“Tifozët duhet të jenë krenarë për ekipin e të rinjve. Kur kemi nevojë për ta, ata janë aty. Duhet të vazhdojmë t’u besojmë”, përfundoi portieri belg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More