Courtois merr një shembull interesant kur pyetet për formën e Mbappes tek Real Madridi

nga D V

Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë diskutime sa i përket formës së Kylian Mbappes tek Real Madridi.

Ai së fundmi humbi një penallti të rëndësishme ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ani pse ai shënoi vetëm katër ditë më vonë në fitoren e sotme (e diel) ndaj Getafes me rezultat 2-0.

Ky ishte goli i 10-të i Mbappes që prej se iu bashkua Real Madridit në verë dhe këtë shifër e ka arritur pas 19 ndeshjeve të luajtura.

Për shumë njerëz, kjo nuk është aspak një arritje, ani pse bashkëlojtari i tij Thibaut Courtois pret që ai tash e tutje të krijojë një formë të qëndrueshme.

“Kylian Mbappe është një lojtar me kualitet të madh. Ai është si një shishe me keçap që ka sos brenda, ndonjëherë duket sikur nuk do të dalë jashtë, por papritmas del e tëra, dhe kjo është ajo që mendoj se do të ndodhë me të”, ka thënë Courtois.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More