Agjencia Zhurnal.mk

Coutinho nuk e përjashton transferimin te Tottenhami

Mesfushori me tipare sulmuese i Barcelonës, Philippe Coutinho mund të transferohet në Tottenham Hotspur këtë verë.

Gjiganti katalunas nuk e do Coutinhon në skuadrën e tyre të parë për sezonin e ardhshëm.

Ai e ka kaluar këtë afat si huazim në Bayern Munich, por ata as nuk janë të interesuar ta nënshkruajnë në mënyrë të përhershme.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Tottenhami, Manchester Unitedi, Arsenali, Chelsea, Newcastle dhe Leicester City janë ndër klubet që duan të sigurojnë Coutinhon.

Disa klube mund të bëjnë oferta të përhershme, por një marrëveshje tjetër huazimi me Barcelonën është gjithashtu e mundur.

Spurs mund t’i ofrojnë lojtarit futboll në Ligën e Kampionëve, nëse ata mund të futen në katërshe të Ligës Premier, ndërsa thuhet se po joshet edhe nga mundësia e punës me trajnerin Jose Mourinho. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!