COVID 19/ 37 raste të reja dhe asnjë humbje jete në vend

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

 

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (30 Korrik 2021) Raste të reja ditore 37 Të shëruar në 24 orë 18 Të shtruar në spitale 20 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 4593 Testime totale 896,662 Raste pozitive 133,036
Raste të shëruara 130,205 Raste Aktive 374 Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 137 Elbasan 55 Kukës 33 Lezhë 32 Vlorë 28  Fier 20 Shkodër 22 Korçë 15 Berat 14 Durrës 14 Gjirokastër 4

Related posts

Dyshime për teste false të COVID-19, Mali i Zi pengon punëtorët nga Shqipëria për të dytën ditë

D V

“Shkojmë në plazh e shohim vajza gjysmë të zhveshura, kjo është parajsa”, New York Times reportazh mbi afganët në Shëngjin

D V

Në PD ka nisur revolta pasi Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com