Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Covid-19/ Britania nis sot vaksinën AstraZeneca, gjysmë milionë doza janë gati për përdorim

Britania do të nisë sot dozat e para të vaksinës së Oxford-AstraZeneca, duke përshpejtuar programin e saj të vaksinimit.

Më shumë se gjysmë milion doza të vaksinës janë gati për përdorim sot.

Sekretari i shëndetësisë e përshkroi atë si një “moment kryesor” në luftën që Mbretëria e Bashkua po bën kundër virusit, pasi vaksinat do të ndihmojnë në frenimin e infeksioneve.

Por Kryeministri ka paralajmëruar rregulla më të ashpra në luften kundër virusit që mund të jenë të nevojshme për një periudhë afatshkurtër.

Boris Johnson tha se kufizimet rajonale në Angli “ndoshta do të bëhen më të ashpra” ndërsa Britania e Madhe përpiqet të kontrollojë një variant të ri, me përhapje të shpejtë të virusit.

Të Dielën më shumë se 50,000 raste të reja të konfirmuara Covid u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që Laburistët të kërkojnë një bllokim të tretë kombëtar në Angli.

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...