Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë informon se numri i përgjithshëm me të diagnostifikuar me Covid në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë është 14762 pacientë. Numri i të shëruarve është 11965, ndërsa i të vdekurve 606.
Për momentin, numri i rasteve aktive është 2191, prej të cilëve më së shumti nga kryeqyteti, informon Zhurnal.
Në Shkup, sipas komunave, tanimë Çairi bie në vend të dytë sipas rasteve aktive, dhe vendin e parë e zë Aerodromi.
Në Aerodrom kemi 103 raste aktive, që është komuna e vetme me mbi 100 raste aktive.
Më pas vijon Çairi me 90 raste aktive, pastaj Kisella Voda me 85 dhe Karposhi me 80.
Vijojnë Gazi Baba dhe Qendra me 78 raste aktive. Më tej në Butel janë 52 raste aktive, Gjorçe Petrov 40 raste aktive, Shuto Orzare 29, Studeniçan 28, Saraj 22, Haraçinë 14 dhe Ilinden 13.
Më tej në Sopishte janë 7 raste aktive, në Petrovec 8, Çuçer Sandevë 3, Zelenikovë 2.
Të papërcaktuar janë 4 raste aktive, ndërsa të huaj janë 8 raste aktive.
Nga Ministria njoftojnë se pas përfundimit të anketave epidemiologjike mund të ketë ndryshime në distribuimin sipas komunave në Shkup.//Zhurnal.mk